Qytetarët tregojnë pse morën pjesë në protestën e LVV-së

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 17:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në protestën e Lëvizja Vetëvendosje të mbajtur sot në të cilën u kërkua që Presidenti Hashim Thaçi të mos negocioj me Serbinë për territoret, raporton EkonomiaOnline.

“Një popull s`i nënshtrohet një njeriu” ishte motoja e cila mblodhi qytetarë nga vende të ndryshme fillimisht në oborrin e Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar më tutje drejt sheshit kryesor të Prishtinës.

Milaim Bytyqi nga Prizreni, një nga pjesëmarrësit në protestë, tha se kërkesa ndaj institucioneve të vendit është që të ndihet zëri i popullit.

“Na nuk jemi kundër kurrkujt jemi munduar të keqes çfarëdo e keqe që na vjen për vendin tonë ne jemi kundër saj kërkesa jo një është me u bë mirë me pas marrëveshje mes veti por edhe me u ndje zani popullit”.

Nga Gjermania për të marrë pjesë në protestë kishte ardhur Shpresa Berisha.

Ajo në një prononcim për EkonomiaOnline tha se nuk duhet të lejohet që serbët të kthehen në Kosovë dhe të përsëritet historia.

“Qe 20 vite presim njerëzit që janë në parlamentin tonë nuk punojnë.. është një mallkim për populkllin tonë. Nuk durohet më. Nuk është politikë të mbushni gjepin me milionat e ta leni popullim me 100 euro në muaj”.

“Lironi këto karrige jepjani shancën postin ta marrin njerëz të tjerë .njerëz të dinjitetit që na qojnë përpara. Mos na lini që serbët të vijnë edhe një herë sepse historia nuk duhet të përsëritet”, tha Berisha.

Kurse, Shefqet Januzaj nga Istogu, tha se duhet të kihet kujdes e populli të bashkohet për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

“Ka ardh koha të vendosim por fatin kombëtar jo por fatin individual. Ne protestojmë kundër punëve individuale që të vendoset njëherë për fatin kombëtar. Të kemi kujdes gjithë të bashkohemi të jemi një të bashkohemi për fatin e të gjithë shqiptarëve”, tha ai.

Protesta rreth tri orësh e Lëvizjes Vetëvendosje ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident

Të ngjashme