Qytetarët vaksinohen në sheshin “Zahir Pajaziti”, Nimani i bindur: Jemi lider në rajon

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 10:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekipet mobile të IKShPK-së gjatë së premtës kanë bërë vaksinimin e qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Niman Bardhi, koordinatori i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, në Prishtinë, tha se  mund të vaksinohen vetëm personat që e kanë dozën e parë.

“Siç po e shihni bazuar në planin e vaksinimit ne në kuadër të planit kemi parë që të bëhet vaksinimi përmes ekipeve mobile ku për herë të parë është ngritur tenda, por kjo do të fillojë së zbatuari në nivel vendi”.

“Sa i përket procesit teknik ne tash jemi në fazën finale dhen nga java e ardhshme do të shohim të zbatuar edhe në nivel vendi”.

Ai tha se mund të vaksinohen edhe qytetarët e komunave të tjera, por që duhet ta kenë terminin.

Nimani shpreh i bindur se Kosova është liderë në rajon sa i përket vaksinimit, raporton EO.

“Ne qëndrojmë në rajon si lider në procesin e vaksinimit. Interesimi i vaksinimit ne jemi brenda kuotës normale, kur flasim për tendat ato do të shfrytëzohen vetëm për dozën e parë.

MSh-ja ka bërë të ditur se kjo praktikë do të zbatohet së shpejti edhe në komuna tjera të Kosovës.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 686 238 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 833 695 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 21 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 38.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Të enjten se janë regjistruar 18 raste me Coronavirus, pas testimit të 2 198 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Të ngjashme