Qytetarëve u pëlqen dekorimi i shesheve në Prishtinë, por ankohen për orën policore

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 17:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë të shumtë e kanë mirëpritur dekorimin e shesheve të Prishtinës për festat e fundvitit, por kanë shprehur pakënaqësi për orën policore pasi sipas tyre po i pengon ta shijojnë ndriçimin e shesheve, raporton Ekonomia Online.

Disa prej tyre po e konsiderojnë të nevojshme që të hollat të ju ndaheshin familjeve me kushtet të rënda ekonomike.

Qytetarës, Ermira Kastrati dekorimi i sheshit po i pëlqen, megjithatë ajo ka shprehur mendimin e vet që kishte me qenë më mirë që të hollat të shkonin për familjet në nevojë pasi që është edhe kohë pandemie.

Ndërsa, Ibrahim Bajgora ka thënë se dekorimi është ai i njëjtë siç ka qenë çdo vit. Tutje ai ka pohur se dekorimi ka qenë i nevojshëm më shumë edhe për fëmijët, por ai ka thënë se kufizimi i lëvizjes po pengon që ta shijojnë siç duhet.

Të ngjashme