Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:00 një qytetar nga Ferizaj, Shyqeri Hamidi, i moshës 61 vjeçar, i pa punë, tek nënkalimi në rrugën “Ahmet Kaçiku” ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Portofoli i përkiste Ditika Zymberit , e moshës 31 vjeçare nga Gjilani.

“Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares Ditika Zymberit i kthehen paratë 47.00 € dhe dokumentet e saj.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Shyqeri Hamidi për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme