Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orë 09:30 një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe një dokument, të humbura në rrugën ‘’Bekim Osmani’’ në Ferizaj.

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

“Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet E.O (M/K) i moshës 53 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen  paratë  131.07 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së”, njofton policia, transmeton Express.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Të ngjashme