Qytetari që humbi babanë dhe vëllanë në luftë bën thirrje për bojkot të produkteve serbe

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Pas vendosjes së taksës 100 për qind për mallrat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, qytetarët kanë filluar të bojkotojnë në masë të shprehur produktet me origjinë serbe.

Faton Lokaj, një qytetar nga komuna e Deçanit , i cili në luftën e fundit humbi babanë dhe vëllanë, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të betohen për të mos konsumuar produkte Serbe.

Postimi i plotë i Faton Lokaj:

Unë jam Faton Lokaj nga Prejlepi Komuna e Deçanit.

Në luftën e fundit të UÇK-së, humba Babain Hysni Lokaj dhe vëllaun Arton Lokaj të dy Dëshmorë të Kosovës.

Ai që shkrepi mbi anëtarët e familjes time, ndoshta mund të ketë ndonjë fabrikë ose ndonjë produkt, e qe deri më tani ka mundur të jetë në tregun Kosovarë.

Më e keqja është se serbët, në mesin e tyre edhe kriminel të luftës në Kosovë, bizneset e tyre i kanë rritur me paratë tona, pra blerësit kosovarë.

Por tani kam një lutje për ju, të jemi të gatshëm të betohemi në Zot që asnjëri nga ne mos të ushqehemi dhe as familjen tonë mos ta ushqejmë me produktet e Serbisë.

Nëse pajtoni që te gjithë ju lutem ta shpërndani te miq’t e shokët tuaj.

Koha për unitet dhe për gjunjëzim të armikut….

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme