Qytetari shembull i Prishtinës: Pusetat e dëmtuara i rregullon me dru

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Pusetat e dëmtuara e të hapura në rrugë janë bërë tashmë një pamje e zakonshme e Prishtinës.

Këto puseta që lihen hapur janë edhe shumë të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Duke e pasë parasysh këtë një banor i Prishtinës ka vendosur t’i rregullojë vetë ato.

Qytetari 63 vjeçar Osman Havolli i njohur i Oso i ka rregulluar me dru pusetat e dëmtuara në një rruge të qytetit.

Qytetari 63 vjeqar Osman Havolli (Oso) ka rregulluar me dru pusetat e demtuara ne nje rruge te qytetit ❤ Shembull i shkelqyeshem!

Gepostet von Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë am Freitag, 14. August 2020

Të ngjashme