Qytetarja nga Kaçaniku dorëzon në polici të hollat e gjetura

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se një qytetare nga Kaçaniku, Kosovare Rexha ka gjetur një shumë të të hollave në një rrugë të këtij qyteti.

Ajo, menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut, njofton Klankosova.tv.

“Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur)”, ka bërë të ditur policia.

Lusim , pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetaren  Kosovare Rexha për gjestin human dhe shembullorë, me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura, në stacionin e policisë në Kaçanik .

Të ngjashme