Radarët statikë do të ulnin numrin e aksidenteve

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 10:26 | Nga

Brenda 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës kanë ndodhur dy aksidente fatale me tre të vdekur, si dhe dhjetëra aksidente të tjera me persona të lënduar dhe dëme materiale.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, në një intervistë për Tribuna Channel, ka thënë se gjatë stinës së vjeshtës rrugët janë të lagura dhe dukshmëria është e zvogëluar, prandaj duhet të këtë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve në trafik.

“Njëri prej faktorëve që vije deri të aksidenti është edhe shpejtësia”, ka thënë Dedaj, duke shtuar se Policia duhet të luaj rolin e saj, por ajo nuk ka kapacitet që në çdo rrugë apo udhëkryq t’i ketë patrullat.

“Vendosja e radarëve statikë në qytete dhe rrugë do ta luante rolin e vet në zvogëlimin e aksidenteve”, ka thënë ndër të tjera Dedaj.

Ky projekt, sipas tij, është i kushtueshëm, por e luan rolin e vet në këtë aspekt

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme