Radhë të gjata për të paraqitur provimin për patentëshofer, intervenon Policia

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 10:12 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur mëngjesin e së martës te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, për të paraqitur provimin për testim teorik për patentë-shofer, raporton Ekonomia Online.

Për të shpërnda turmën e mbledhur ka ndërhy edhe Polica e Kosovës, që vazhdimisht po u kërkon qytetarëve që të mbajnë distancën.

Përderisa qytetarët po ankohen për pritjet e gjata. Isa Humolli tha se që nga ora 7:30 është duke pritur. Kurse Alban Halilaj ankohet për sjelljen e Policisë.

“Që një orë e gjysmë jam duke pritur policia e ka bë hallakam”.

Muaj më parë me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës ishte pezulluar paraqitja e provimeve për shkak të pandemisë.

Të ngjashme