Radhë të gjata te Agjencia e Regjistrit Civil, intervenon Policia

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 12:11 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tollovi e madhe po bëhet te zyrat e Agjencia e Regjistrimit Civil, ku u nevojit edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të mbajtur rendin, raporton Ekonomia Online.

Aty janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve, duke mos respektuar distancën sociale, përkundër rekomandimeve të vazhdueshme të profesionistëve mjekësorë.

Megjithatë, disa prej tyre shihen të kenë maska, për çka Instituti i Shëndetësisë Publike tha se duhet të jenë obligative.

Në Kosovë aktualisht janë 1756 raste me Coroanvirus, 968  të shëruar dhe 34 të vdekur.

Të ngjashme