Radhë të gjata tek Agjencia e Regjistrimit Civil, qytetarët respektojnë masat e Qeverisë

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 09:55 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve po presin në radhë te zyrat e Agjencisë së Regjistrit Civil (ARC) për tu pajisu me dokumente, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët ishin të pajisur me maska e dorëz, ndërsa policia po përkujdeset  që të mbahet distanca.

Atdhe Halimi është ankuar për çmimin e regjistrimit të veturës, ngase në këtë periudhë të pandemisë nuk kanë punuar dhe kjo shumë është e papërballueshme.

“Për vazhdim të regjistrimit të kerrit, është shumë sepse nuk kane punuar dhe po presim, por nuk na ka ra të presim shumë gjatë”.

Rexhep Ismaili, tha se për shkak të pandemisë nuk ka pasur mundësi të vi për vazhdimin e afatit të letërnjoftimit.

“Për letërnjoftim me e vazhdu se I ka kaluar afati, për shkak te pandemisë nuk kam mundur me ardhur, por nuk paska shume njerëz”

Ndërsa Prene Ukaj, tha se ka ardhur edhe para një muaji mirëpo nga Agjencia e Regjistrit Civili i kanë thënë se nuk janë duke punuar.

“Për leje të njoftimi, por kur jam ardhur para 1 muaji tha nuk ka letërnjoftim dhe nuk punon askush dhe unë shkova ne shpi, po presim ne rend sepse tash kam ardhur, por njerëzit hyn me njofsi dhe unë se njof askënd”.

Me lehtësimin e masave të qarkullimit, në fazën e dytë të planifikuar nga institucionet e vendit, është bërë hapja e disa veprimtarive, ndër to edhe ARC-ja.

Nga data 18 maj ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave ku u hapën floktarët, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë, gastronomia take-way, transporti hekurudhor, ai urban dhe ndërurban me leje të veçanta.

Të ngjashme