Rahoveci nderon dëshmorët për nder të Ditës së Flamurit

Prishtinë | 28 Nën 2017 | 12:34 | Nga

Në nderim të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtor ka bërë nderime-homazhe dhe ka vendos buqeta lulesh tek Varrezat e Dëshmorëve,  shtatoret e Heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, Pllaka Përkujtimore, busti i Heroit Mensur Zyberaj dhe tek Teqeja në qytetin e Rahovecit.

Nderime-homazhe dhe vendosje të buqetave me lule nga zyrtarët komunal janë bërë gjatë ditës së sotme  edhe tek Përmendoret, Pllakat Përkujtimore dhe varrezat e Dëshmorëve në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Poashtu për shënimin e festës së 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka vendos Flamuj Kombëtar në rrugët kryesore të qytetit të Rahovecit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme