Rahoveci vazhdon të jetë imun nga Coronavirusi, e infektuara ka jetuar në Prishtinë

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 10:43 | Nga Hasan Hoti

Komuna e Rahovecit vazhdon të jetë imune sa i përket pandemisë me Coronavirus.

Ndonëse nga kjo komunë, një qytetare ka rezultuar me këtë virus, kryetari komunës, Smajl Latifi, përmes telefonit i tha Ekonomia Online se e infektuara ka qenë me qëndrim në Prishtinë dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me banorët tjerë.

“Ashtu siç edhe keni kërkuar të dini për situatën me virusin Korona, po ju njoftoj se deri në këto momente që po ju shkruaj ne nuk e kemi asnjë rast të infektuar me korona brenda territorit administrativ të komunës tonë”.

“Pra situata vazhdon të jetë e qetë. Ne kemi vetëm një qytetare nga fshati Kramovik e cila ka punuar në spitalin Amerikan që është prekur me virus, mirëpo që është vetë karantinuar, dhe që nuk ka pasur kontakte me banorët e tjerë”.

Latifi ka thënë se ka biseduar me familjarët e saj, për tu siguruar se vajza nuk ka probleme shëndetësore.

“Tashmë jemi duke i ridezinfektuar të gjitha rrugët dhe objektet publike,e fetare. Shtabi emergjent funksionon dhe po kryen një punë të madhe. Sa i përket orarit të lëvizjes,qytetarët tanë po respektohet sipas kërkesës së MSh”.

“Me presionin e madh këto ditë jemi përballur me bujqit që kanë kërkuar të dalin në arat e tyre të punojnë kulturat e tyre bujqësore. Por ky problem tashmë është zgjidhur për bujqit tanë”, ka thënë Latifi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme