Rajoni i Prishtinës më i ndoturi në Kosovë, INDEP-i jep rekomandime për qeverinë e ardhshme

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 10:53 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara të Kosovës (UNK) kanë organizuar konferencën me temën: “Ndotja e ajrit në Kosovë dhe perspektiva e Agjendës 2030”, raporton EkonomiaOnline.

Isme Humolli nga kjo organizatë, tha se në bazë të të dhënave Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) vendet me më së shumti probleme mjedisore janë ato me gjendje sociale jo të mirë.

Dhe që këtu bën pjesë edhe Kosova.

Ajo tha se rajoni i Prishtinës mbetet me nivelin më të lartë të ndotjes.

“Ajri i kontaminuar i prek të gjitha vendet fatkeqësisht ato vende me kushte sociale të ultë janë më të prekura. Në Kosovë kualiteti i jetës është përkeqësuar për këto çështje, në masë të madhe po vjen deri tek shkatërrimi i tokave pjellore. Në Kosovë çështjet mjedisore nuk kanë qenë prioritet ndoshta shkaku edhe për problemet e tjera. Në bazë të të dhënave të OBSh-së është gjet qe komuna e Fushë Kosovës, Obiliqit, Prishtinës dhe Drenasit ka ndotje të madhe

Drejtori ekzekutiv i INDEP-it, Burim Ejupi u shpreh se është mirë që tani të fillohen hapa konkret e jo vetëm të flitet për ajrin e ndotur.

Ai i bëri thirrje qeverisë së re qe të ndalojë me shitjen e qymyrit e poashtu të vendos akcizë ndaj benzinës.

“Tash kemi mbërri një progres qe po bisedojmë dhe po e qesim në pah ndotjen e ajrit, prej tash jo vetëm që do të flasim pot duhet të veprojmë. Ne si INDEP vitin e kaluar kemi publikuar 13 masa që qeveria t’i ndërmerr për mbrojtje të ajrit, për fat të keq vetëm për një që në letër e ka ndaluar shitjen e qymyrit por e shohim që kjo ende ndodh. Qeverisë së re i propozojmë që ti vë akcizë benzinës, nëse s’mund ta ndalojmë krejt. Besojmë që qeveria e re do të kanë në plan agjendën 2030”, tha ai.

Sezoni i vjeshtës, por edhe i dimrit mbetet ende problematik për Prishtinën, pasi që niveli i ndotjes arrin në përmasa shqetësuese.

Lexo më shumë:

Të ngjashme