Raka, qytetarëve: Mos përdorni antibiotikë kundër Covid-19 edhe nëse ju përshkruan doktori

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se përdorimi i antibiotikëve kundër Covid-19 ka qenë problem edhe në Kosovë por edhe në botë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos përdorin antibiotikë për ta luftuar coronavirusin.

“Covid-19 shkaktohet nga virusi dhe antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti në parandalimin e tij. Nuk jepen antibiotikët”, është shprehur ai.

“Këto ditë do të dalë udhërrëfyesi klinik për trajtimin e Covid-19 ku një kapitull i është kushtuar coronavirusit. Antibiotikët janë marrë kotë për ta trajtuar Covid-19. Antibiotikët jepen nëse të njëjtën kohë ke infeksion bakterial. Mos përdorni antibiotikë edhe nëse ju përshkruan doktori”, ka thënë Raka.

Të ngjashme