Rakiq del në Jarinje pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për automjetet me targa të Serbisë

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka dalë në pikën kufitare në Jarinje, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e targave të përkohshme për automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë, raporton Express

Vendimi për reciprocitet për automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë ka hyrë në fuqi mëngjesin e sotëm.

Për këtë ka njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ndërkaq Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në pikën kufitare në Jarinje, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Ky vendim u kundërshtua nga serbët, të cilët kanë bllokuar rrugën dhe kanë protestuar në Jarinje.

Të ngjashme