Rakiq u dorëhoq për “shkak të politikave diskriminuese të Prishtinës”

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, është dorëhequr nga pozita e të parit të kësaj komune.

Dorëheqja e tij vjen për shkak të siç ka thënë “praktikave diskriminuese të Prishtinës të drejtuara kundër popullit serb”, raporton Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Rakiq e ka konfirmuar këtë në një seancë të jashtëzakonshme qe serbët po mbajnë në këto momente në veriun e Mitrovicës.

Gjatë ditës janë dorëhequr edhe kryetarët e Zubin-Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, arsyet e largimit të të cilëve thuhet se janë edhe “tentim vrasja” e të shumë kërkuarit Milan Radoiçiqit.

Serbët gjatë ditës së sotme do të mbajnë përsëri protestë për të kundërshtuar këtë taksë, e cila u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.

Rakiq kishte reaguar pas vendimit për taksën 100% për importet nga Serbia, ku ka thënë se Prishtina përmes këtij vendimi dëshiron ta dëbojë gjithë popullin serb nga Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme