Rama e dekoron poetin Visar Zhiti me simbolin e Prishtinës “Hyjnesha në fron”

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 14:31 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka dekoruar me simbolin e Prishtinës “Hyjnesha në fron”, poetin e njohur shqiptar Visar Zhiti, raporton Ekonomia Online.

Zhiti u shpreh i lumtur që ndodhet për vizitë në Kosovë. Ai madje pati fjalë të mira për Ramën dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se gëzon fakti që po udhëheqin njerëz të ri.

Përderisa Rama e falënderoi gruan e tij, Kristalen që bëri të mundur që ai të njihej me Zhitin.

“Falënderoj Kristalen, gruan time. Nëpërmjet Kristales jemi takuar dhe është krijuar ndërlidhje emocionale. Jemi të nderuar për prezencën tuaj”.

Zhiti është shkrimtar shqiptar i përndjekur në periudhën e regjimit komunist, përkthyes, deputet, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar.

Ai u arrestua në vitin 1979 për një poezi që ai shkroi, “Rapsodi e jetës së një trëndafili”, dhe u lirua nga burgu i Spacit në 1987 për të punuar në fabrikën e tullave në Lushnje deri në vitin 1991.

Zhiti fitoi shumë çmime për veprimtarinë e tij si: “Le Grand Prix De Poésie” në vitin 2022, medaljen “Mihai Eminescu”, për merita në veprimtarinë kulturore kombëtare dhe botërore duke u shpallur “Anëtar Nderi i Akademisë”, ka marrë edhe çmime të tjera si: “Leopardo d’oro”, “Ada Negri”, “Mario Luzi”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme