Rama merr vendimin për rastin e Gent Cakajt

Tiranë | 12 Jan 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Më në fund Rama merr një vendim se si do të veprojë në rastin e Gent Cakajt.

Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në Twitter thotë se nuk do të vazhdojë debatin me Ilir Metën për çështjen e ministrit të Jashtëm.

Rama duket se tashmë nuk do të propozojë një emër të ri për ministër, pas refuzimit të Gent Cakës nga ana e Metës. Ai thotë se tashmë do të presë gritjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij zyra e Presidencës është marrë peng.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, shkruan Rama në tjeter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme