Rama: Nëse nuk ka vend në BE atëherë do bashkohemi me Kosovën

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 11:13 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ekziston mundësia që vendi i tij të bashkohet me Kosovën në qoftë se perspektivat e vendeve të rajonit për të hyrë në BE vazhdon të zbehet.

I pyetur në lidhje me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, Rama në Bruksel ka thënë se kjo nuk është dëshira e tij, mirëpo kjo është një alternativë e mundshme pasi BE po i mban dyert e mbyllura, transmeton lajmi.net.

“Askush nuk dëshiron që vendi i tij të jetë i vogël, të gjithë duan një bashkim të madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë, nuk ka vend, atëherë mund të ndodhë”, ka thënë Rama.

Megjithatë ai beson se të gjithë në Ballkan kanë për qëllim BE-në.

Rama ka paralajmëruar se braktisja e mëtejshme e anëtarësimit do të thotë destabilizim në të gjithë Evropën.

“Ka një problem në të kuptuarit dhe në mungesën e vizionit, Ballkani ka nevojë për Evropën dhe Evropa për Ballkanin. Si mund të lejoja BE-ja ‘zemrën’ e saj të jetë në zonën gri? Kjo është e pakuptimtë”, është shprehur kryeministri shqiptar.

Rama ka thënë se pavarësisht tensioneve në rajon nuk ‘ luftë e re si skenar i parë’.

“Situata varet kryesisht nga BE-ja dhe SHBA”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme