Rama: Pas Prekazit sprova tjetër ishte Gllogjani, Haradinaj bëri që fitorja të jetë madhështore

Deçan | 24 Mar 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se sot prehen të qetë të gjithë ata të cilët ranë për atdhe.

Sipas Ramës, 21 vjet më parë nisi kushtrimi në Dukagjin, nën lëkurën e Haradinajt. Ai shtoi se shembulli i Haradinajt, bëri që fitorja të jetë madhështore.

“Ideal ky jetik i djemve dhe vajzave, luftëtarë të lirisë, sot që prehen të qetë. Sot 21 vite më parë nis kushtrimi i lirisë në Dukagjin, nisi epopeja e Dukagjinit. Kjo betejë ndodhi në momentin kritik kur duhej të ruhej vazhdimësia e UÇK-së. Pas betejës së Prekazit dhe sprovës legjendare të komandantit Adem Jashari, sprova tjetër ishte Gllogjani, nën lëkurën e Haradinajt. Shembulli i Haradinajt bëri që fitorja të jetë madhështore”, tha Rama.

Në 21-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, ai shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, kultivon vlera dhe standarde të larta.

“Forca jonë si ushtri që kultivon vlera dhe standarde më të larta përveç misionit tonë për mbrojtje të territorit dhe vendit, pasqyron diversitet etnik, fetar, kulturor të vendit tonë. Për ushtrinë tonë moderne, në rrethanat tona, synim do jetë mbështetja e identitetit dhe mbrojtja e qytetarit”, tha Rama.

Të ngjashme