Rama përcolli nga afër ndërtimin e urës në Hajnoc të Kamenicës e dëmtuar nga vërshimet

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Qëndron Kastrati, nënkryetari i komunës dhe drejtori i departamentit të Emergjencave të kësaj komune, sot vizituan vend – punishten e ngritjes së urës mobile në fshatin Hajnoc të komunës së Kamenicës.

Gjatë vërshimeve, në muajin janar të  këtij viti ura e mëparshme u shkatërrua, ku mbetën të izoluar  banorët e dhjetëra fshatrave të kësaj komune.

Për të lehtësuar qarkullimin e banorëve të zonës, derisa do të rindërtohet ura e re, FSK-ja në bashkëpunim me komunën në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, me njësitë e saja të xhenios, janë duke bërë montimin e urës mobile, pronë e FSK-së, që do të lidhë 10 fshatrat e kësaj komune.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, me këtë rast, ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së, për punën, përkushtimin dhe disiplinën e treguar gjatë ndërtimit të kësaj ure, e cila ka rëndësi të madhe për komunitetin të cilët jetojnë në këtë vend.

Ura metalike ka gjatësi 36 metra dhe pritet të përfundoi gjatë javës së ardhshme. Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme që t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të vendit dhe autoriteteve civile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme