Rama përshëndet vendimin që 2019-a të jetë vit i NATO-s në Kosovë

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e vitit 2019 si vit i NATO-s në Kosovë.

Rama ka thënë se ky vit përkon edhe me 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“E përshëndesë idenë e goditur të Hashim Thaçit për shpalljen e vitit të NATO-s, 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit ‘Shengen’ në Morinë një moment kulmor të këtij viti të NATO-s”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Instagram”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme