Rama, shaka me mediat: Veliaj, koka e komplotit, do ta varim në pemë

Tiranë | 31 Dhj 2018 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një konferencë për shtyp me gazetarët, ironizoi mediat kur u përmenden klanet brenda Partisë Socialiste.

“Ka komplot në PS dhe po mendojmë për një gjyq popullor dhe për dënime të rënda, shumë të rënda: internime, punë të detyruar…”, deklaroi Rama, raporton Tcha.
Me tone tejet ironike, kreu i qeverisë shtoi: “Koka e këtij komploti është kreu i Bashkisë së Tiranës, i mbështetur fuqimisht nga ish-ministri i Brendshëm. Dyshohet shumë edhe për përfshirjen e institucioneve të tjera në këtë konspiracion. Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë do të varet në një nga këto pemë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme