Rama uron shqiptarët me foton e veçantë

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit.

Përmes një postimi në faqen e tij të Facebook, Rama ka publikuar një foto mjaft të veçantë dhe domethënëse realizuar në takimin e së hënës mes qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë në Pejë.

Në foto shfaqet dora e Ramës dhe e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sipër flamurit kombëtar.

“MIRËMËNGJES dhe GËZUAR DITËN E FLAMURIT”- shkruan Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme