Ramadani apel qytetarëve: Ti ke mundësi ta ndalësh përgjakjen në rrugë

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka bërë një apel për kujdes në trafik.

“Polici nuk mund të të ndjek kah të sillesh, por mos e bëj punën që të vijnë për të vendosur shiritat rreth vendngjarjes ku ti ke bërë aksident”, ka shkruar Ramadani, transmeton EO.

Apel:

Kujdes në trafik!

Ti ke mundësi ta ndalësh këtë përgjakje të rrugëve:

  1. Mos pi kur i merr çelësat në dorë! Nëse dëshiron të pish, dorëzoi çelësat!
  2. Lëre telefonin mënjanë! Shkruaj mesazhe dhe telefono kur ta ndalësh veturën!
  3. Nisu me kohë, pse po ngutesh? Respekto shenjat në trafik! Për ty janë shenjat aty!

Polici nuk mund të të ndjek kah të sillesh, por mos e bëj punën që të vijnë për të vendosur shiritat rreth vendngjarjes ku ti ke bërë aksident!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme