Ramadani: Kosova do të vazhdojë të jetë transparente me NATO-n

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, është takuar me Gjeneralin Uwe A. Becker Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), i cili gjatë ditëve në vijim përfundon misionin në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kosova do të vazhdojë të jetë transparente me NATO-n.

Prita sot në takim lamtumirës Gjeneralin Uwe A. Becker, Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), i cili gjatë ditëve në vijim përfundon misionin në Kosovë.

I shpreha kënaqësinë e punës së përbashkët, në transparencë të plotë, gjatë 10 muajve të kaluar. Sikurse edhe në punën e përditshme, i theksova Gjeneralit Becker përkushtimin e Kosovës për integrimet evro-atlantike, duke qenë të bindur në rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Ballkan.

Të ngjashme