Ramadani: Mbrojtja po konsolidohet, FSK-ja, po rritet e forcohet

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës ministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, ka thënë se FSK-së i janë shtuar edhe 337 ushtarë të rinj, të mirë të përgatitur dhe përfaqësues të popullit të Kosovës.

Ramadani i tha sot ushtarëve të rinj se ata po bëhen pjesë e Forcës sonë në një etapë të rëndësishme, në kohën kur  transicioni ushtarak i FSK-së është në rrugë të mbarë, kur Ministria e Mbrojtjes po konsolidohet, FSK-ja po rritet e forcohet.

“Në ceremoninë e betimit, sot, u thash ushtarëve të rinj se po bëhen pjesë e Forcës sonë në një etapë të rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët.
Në kohën kur transicioni ushtarak i FSK-së është në rrugë të mbarë, kur Ministria e Mbrojtjes po konsolidohet dhe FSK-ja po rritet e forcohet.
Sigurisht, për të gjithë këtë kërkohet profesionalizëm e angazhim shtesë”, ka thënë Ramadani.

Ky është postimi i plotë:

Mbrojtja po konsolidohet, FSK po rritet e forcohet!

Forcës sonë i janë shtuar sot edhe 337 ushtarë të rinj. Të mirë, të përgatitur, të vendosur dhe përfaqësues të popullit të Kosovës.
Në ceremoninë e betimit, sot, u thash ushtarëve të rinj se po bëhen pjesë e Forcës sonë në një etapë të rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët.
Në kohën kur transicioni ushtarak i FSK-së është në rrugë të mbarë, kur Ministria e Mbrojtjes po konsolidohet dhe FSK-ja po rritet e forcohet.
Sigurisht, për të gjithë këtë kërkohet profesionalizëm e angazhim shtesë.

Vizioni ynë është që Kosova të jetë e sigurt, e mbrojtur dhe prosperuese.
Qëllimi ynë kontributi për paqe dhe siguri.
Vullneti ynë është bashkëpunimi me të gjithë në rajon, të bindur se kjo i ndihmon paqes.
Interesi ynë nacional është konsolidimi i plotë i shtetit tonë.
Rruga jonë përpara është thellimi i partneritetit special me SHBA dhe anëtarësimi në NATO.

Ne duam dhe jemi të gatshëm që krah-për-krah me ushtritë e vendeve të NATO-s të ndihmojmë popujt tjerë që të jetojnë në paqe dhe siguri, ashtu sikurse na kanë ndihmuar neve që të jetojmë të lirë.

#Mbrojtje #Siguri #Prosperitet #FSK #Partneritet #SHBA #NATO

Image may contain: 1 person, standing, crowd and outdoor
Image may contain: Burim R. Ramadani, standing
Image may contain: 9 people, including Burim R. Ramadani
Image may contain: one or more people, sky and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme