Ramiz Kelmendi ofron lëngje dhe croasante për policët

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Ramiz Kelmendi, drejtor i “Elkos Group”, ka bërë të ditur se në vazhdën e mbështetjes për kategoritë punuese të atakuara në betejën ndaj Covid 19, nëpërmjet kompanisë së tij, Policisë së Kosovës i ofron mbështetje me lëngje dhe croasante për policët që janë të angazhuar për kujdesin ndaj qytetarëve në Pandemi.

Ai thotë se sasia do bazohet në numrin e policëve të shpërndarë në Qendra dhe Rajone, shkruan Reporteri.net

Postimi i tij:

Të nderuar,

Në vazhdën e mbështetjes për kategoritë punuese të atakuara në betejën ndaj Covid 19, nëpërmjet kompanisë tonë ‘Elkos Group-Etc’, Policisë së Kosovës i ofrojmë mbështetje me Lëngje dhe Croasante për policët që janë të angazhuar për kujdesin ndaj qytetarëve në Pandemi.

Sasia do bazohet në numrin e policëve të shpërndarë në Qendra dhe Rajone!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme