Ramush dhe Daut Haradinaj shkojnë te varri i babait: Ishte i pathyeshëm

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Dy vëllezërit, Ramush dhe Daut Haradinaj, bashkë me nënën e tyre kanë shkuar te varri i babait të tyre, Hilmi Haradinajt, në trevjetorin e vdekjes së tij.

Ish-kryeministri tha se babai i tij nuk pati një jetë të lehtë dhe të zakonshme si të tjerët.

“E mbylli jetën i pathyer. Ai ka qenë më shumë i juaji sesa i joni”.

Ndërsa, Daut Haradinaj përmes një postimi të shoqëruar me disa fotografi së bashku me nënën Rukë, bashkëshorten e Shkëlzenit, Suzanën dhe vëllain Ramushin e familjarë tjerë, ka thënë se babai i tij u përplas nga shumë sfida.

“Na bashkoi plaku që kurrë nuk u thye, edhe kur jeta e përplasi me shumë sfida”.

Në nderim të veprimtarisë atdhetare të Hilmi Haradinajt, babait të dëshmorëve Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, shkuan në Gllogjan edhe shumë qytetarë të tjerë.

Të ngjashme