Ramush Haradinaj: Anton Çetta prishi projektin serb të gjakmarrjes mes shqiptarëve

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në 25 vjetorin e vdekjes ka përkujtuar humanistin dhe albanologun Anton Çetta.

Ai shkroi se Çetta ka prishur “projektin serb të gjakmarrjes”, njofton Klan Kosova.

“Në 25-vjetorin e vdekjes, kujtojmë humanistin dhe kontribuesin e madh të çështjes kombëtare shqiptare, Anton Çeta. Albanologu nga Gjakova, me sukses prishi projektin serb të gjakmarrjes mes shqiptarëve, në kohën kur më së shumti duhej bashkimi. Do ta kujtojmë përherë!”.

Anton Çetta, lindi në vitin 1920 në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë. Ai ishte shkrimtar dhe profesor letërsie, i njohur po ashtu për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme