Ramush Haradinaj ia merr kroasantin Kurtit

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 12:53 | Nga

Pavarësisht se janë kundërshtar politik, si duket kur bëhet fjalë për ushqim kjo nuk e pengon aspak kreun e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Kurti është njëri prej opozitarëve më të zëshëm e më kritikues karshi kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinaj, por sot ky gjest i tij është mjaft befasues.

Madje vetë Haradinaj është befasuar nga ky gjest, pasi që fillimisht ai kishte ngrënë krosanët e tij, Haradinaj ishte aq i uritur sa që e pyeti Kurtin nëse mund të hante edhe krosanët që ishin të servuar për të.

E tërë kjo ngjarje ndodhi sot në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme