Ramush Haradinajn del për ta pritur familja në Aeroport

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 19:33 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Aeroportin e Prishtinës kanë arritur familja e Ramush Haradinajt.

Gruaja e kreut të AAK-së, Anita, dhe fëmijët e çiftit, kanë mbërritur tani, kurse rreth orës 19:40 atyre pritet t’i bashkohet Ramush Haradinaj, i cili sot u liruar nga gjykata

Bashkëshortja e ish-kryeministrit, Anita, tha se ajo çfarë i ka ndodhur bashkëshortit të saj , shpreson të mos i ndodh askujt.

“Gjithë këtë sakrificë që ne kemi kaluar e kemi bërë për Gjinin për të gjithë Gjinat e tjerë për të gjithë fëmijët e Kosovës. Shpresoj se liderët tanë të jenë ata që të sigurojnë një të ardhme të ndritshme për fëmijët. Unë personalisht s’kam marrë thirrje prej institucioneve. Shteti ka pasur katër muaj të luajë rolin si shtet por nuk e ka luajtur. Ne jemi breza të këtij shteti dhe na takon t’i japim drejtim këtij shteti”, ka thënë ajo, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme