Raporti 70 faqesh për dëbimin e “gylenistëve” dorëzohet në Prokurori

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 12:23 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, Xhelal Sveçla dhe nënkryetari Driton Selmanaj kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale raportin me shkeljet e gjetura për këtë rast, raporton Ekonomia Online.

Sveçla u shpreh se pavarësisht se në këtë raport ka edhe emra zyrtarësh të lartë, beson që Prokuroria  do ta kryej punën e pa ndikuar.

“Bashkë me raportin kemi dorëzuar edhe 6 dokumente të tjera. Është vendimi i themelimin të komisionit, planin e veprimit të komisionit, provat materiale, listën e zyrtarëve të intervistuar, rrjedhën e ngjarjeve dhe listën e shkeljeve, parregullsive dhe mospërputhjen me kushtetutën, ligjet, aktet nënligjore”.

“Prokuroria veçse ka ngritë rastin, ne vetëm po ndihmojmë që të sqarohet më mirë kjo duke qenë se ka dëshmi të verifikuara, nga dy e më shumë burime, ne besojmë se prokuroria do të jetë e suksesshme në zbardhjen e këtij rasti”.

Ndërsa nënkryetari Driton Selmanaj, tha se pret që Prokuroria Speciale t’i marrë parasysh dokumente e dorëzuara në mënyrë që të arrijë në përfundime të sakta.

Sipas tij, qëllim është që të ndalet kushdo që abuzon me rendin kushtetues të Kosovës, raporton EO.

“Ne po besojmë që Prokuroria është vënë në lëvizje dhe tash dokumentet tona do t’i ndihmojnë që të vijnë në përfundime të sakta. Qëllimi ynë është të ndalim këdo që abuzon me rendin kushtetues të Kosovës”.

“Përgjegjësia politike nuk ka ekzistuar deri më sot në Kosovë, por duke pa që nuk ekziston së paku të dalim në një rrafsh tjetër që përgjegjësia penale të vihet aty ku duhet”.

Të ngjashme