Raporti i Prokurorit: 35 aktakuza kundër 39 personava, 11 të dyshuar janë ndaluar

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza, kundër 39 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 11 persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 10 personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një kërkesë për sekuestrim të një automjeti, të markës VW-Golf II dhe çelësin e automjetit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një propozim për të lëshuar letër rreshtim vendor dhe ndërkombëtarë kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 10 aktakuza, kundër 12 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar pesë persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një personi dhe ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave dhe ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tri aktakuza, kundër personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë aktakuza, kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave dhe ka ngritur 11 aktakuza, kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme