Raporti origjinal dhe i përkthyer gjatë kësaj jave i dorëzohet familjes Dehari

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 10:24 | Nga Norë Kelmendi

Raporti nga Instituti zviceran për shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, do t’i dorëzohet i përkthyer por edhe origjinali gjatë kësaj jave familjes.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit Admir Shala, i tha Ekonomia Online përmes telefonit, se raporti do i jepet familjes vetëm se po e presim për përkthim.

“Këtë javë ne vetëm po e presim përkthimin e këtij raporti, pastaj edhe të përkthyer por edhe origjinalin ne do ia dorëzojmë familjes”, tha Shala.

Raporti ka mbërritur ditën e enjte më 17 tetor në Kosovë, derisa familja Dehari të nesërmen morri rrugën për në Prizren për të kërkuar këtë raport, por që nuk iu dha.

LEXONI EDHE:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme