Raportimi i Mehajt mbyllet për medie

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 10:51 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbyllur për medie mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku ishte ftuar për raportim ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Pas përfundimit të fjalës së ministrit, Kryetari i komisionit Bekë Berisha, njoftoi se kjo mbledhje do të mbyllet sipas kërkesës së ministrit.

Ai tha se as gazetarët nuk do të lejohen që të marrin pjesë në sallën ku po mbahet kjo mbledhje e komisionit.

“Kërkesë e juaj ishte edhe mbyllja e seancës. Normalisht që pyetjet tona do të jenë direkte dhe kemi plotë pyetje”.

“Mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit në parim janë të hapura përveç në rastet kur një Komision diskuton çështje konfidenciale të sigurisë të Kosovës”.

“Kështu që seanca mbyllet për media, normalisht edhe për gazetarë. Faleminderit”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme