Raportohen raste të shumta të dhunës në familje

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit janë rritur rastet me dhunë në familje, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar gjithsej 6 raste me dhunë në familje.

Në Mitrovicë një person ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë 12.02.2021-15:20. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe duke i kërkuar para  e ka kanosur nënën e tij viktimë femër  kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin e Policisë.

Ndërsa në Prizren është raportuar se një person nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtjte.

“Prizren 12.02.2021-22:10.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti (nën ndikim të alkoolit) e ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e  tij.  I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në komunat e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës, janë raportuar tri raste të dhunës fizike të ushtruara në bashkëshorte.

“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 12.02.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj  bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima me tre fëmijët e saj është dërguar ë strehimore ndërsa i dyshuari e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

“Ferizaj 08.02.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në  mbajtje.”

“Prishtinë 11.02.2021 – 09:15. Viktima femre  kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshje  me bashkëshortin e saj mashkull  kosovar me të cilin është në proces shkurorëzimi  është kanosur nga i njëjti.”

“Pejë (DN: 417-234) 12.02.2021-10:30. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se vajza e tij me probleme psikike e ka sulmuar fizikisht si dhe i ka demoluar disa orendi shtëpiake. Me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar, dërguar në spitalin rajonal Pejë dhe gjendet nën përkujdesjen e policisë..”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme