Raportohet për aksidente trafiku në Sllatinë, shkak gjendja e rrugëve

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të reshjeve të borës dhe kushteve të vështira të krijuara në rrugë, raportohet për aksidente të vogla trafiku në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express, teksa ka treguar edhe gjendjen e rrugës në këtë zonë.

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për kujdes në komunikacion, sidomos në sezonin e dimrit kur qarkullimi bëhet më i vështirë.

Të ngjashme