Raporton Këshilli i trashëgimisë kulturore, deputetët kërkojnë më shumë transparencë

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 12:16 | Nga Edonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport u diskutua rreth trashëgimisë kulturore, problematikat dhe punën që duhen bërë në këtë drejtim, raporton Ekonomia Online.

Në këtë komision prezent ishin anëtaret e Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të sapo zgjedhur të cilët morën përgëzime por edhe përgjegjësinë mbi ruajtjen e trashëgimisë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, adresoi disa nga problematikat në kuadër të trashëgimisë kulturore duke përsëritur vazhdimisht se komunikimi i përbashkët dhe çasja e duhur janë kyçe.

“Duhet komunikim i përbashkët, çasje e duhur dhe efikase për ta bërë trashëgiminë kulturore një shtyllë të rëndësishme për vendin tonë”, tha Uka.

Në anën tjetër deputetja e VV-së, Arijeta Rexhepi, tha se duhet punohet edhe më shumë në drejtim të transparencës dhe të promovohet puna e saj.

“Duhet të punohet vazhdimisht edhe në faqen e transparencës që të shihet puna dhe të dihet se çfarë po punohet”, tha Rexhepi.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, u uroi suksese grupit punues Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore, duke thënë se tashmë është në dorën e tyre që të punohet në hapat e punës dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Gola njoftoi po ashtu se sot një javë do kenë për raportim Këshillin Shtetëror të Cilësisë, raporton EO.

No description available.

Të ngjashme