Rashiti: Qasja e qeverisë ndaj COVID-19, duhet të evoluoj tani

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika Kërkimore ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për testet të cilat po bëhen për koronavirus.

Sipas Rashitit po bëhen shumë pak teste dhe nuk po bëhen hulumtime të rasteve të mundshme.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka thënë se nëse qasje e qeverisë nuk evulon në këtë aspekt atëherë mund të ketë pasoja edhe në shëndetin publik e jo vetëm në ekonomi.

Postimi i plotë:

Qasja e qeverise ndaj COVID-19, duhet te evoluoj tani. Po behen shume pak teste dhe nuk po behen hulumtime e gjurmime te mjaftueshme te rasteve te mundshme. Sa nuk eshte bere vone, qeveria duhet te lancoj fushate masive te testimeve, duke fillu nga te gjitha institucionet shendetesore publike e private, autorizoj edhe qendra lokale per teste dhe grumbulloj sa me shume te dhena.

Krahas hapjes duhen rritje te medha te testimeve. Hapja ka filluar por qeveria dhe institucionet pergjegjese po mbyllen me shume.

Hapja duhet te ndodh me 1 qershor, deri atehere do te duhet te ishin kryer dhjetra mijera teste, te izolohon, monitorihen rastet, familjet e kontaktet, por edhe te ndihmohen ata.

Nese qasja e qeverise nuk evulon, pasojat do te jene edhe ne shendetin publik jo vetem ekonomi…

Të ngjashme