Rastet e dhunës në familje – gjuha fyese në seanca cilësohet e papranueshme dhe s’do të tolerohet

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 11:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balje ka thënë se ka pasur shumë ankesa sa i përket trajtimit të këtyre rasteve në gjykata dhe gjuhës së përdorur.

“Duke identifikuar që problemet në Këshillin Gjyqësor janë të mëdha. Gjuha që mund të përdoret në seanca nuk është e mirë, atëherë është çështje palëve që ta iniciojnë rastin te autoriteti kompetent”.

Zëvendëskryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Qerim Ademaj, tha se secila gjykatën mundohet të japë fakte për secilin rast veç e veç.

Për gjuhën e përdorur në seanca nga trupi gjykues ai tha se ajo është e papranueshme dhe nuk tolerohet dhe se në të ardhmen mund edhe të merren masa specifike.

“Përpjekjet e gjyqësorit nuk mungojnë sepse natyra e rasteve duhet të trajtohet shpejt. Na shpesh kemi pengesa për me iniciuar rastin se nuk kemi bazë ligjore. Na kemi disa raste ku kemi iniciuar masa disiplinore. Çfarëdo trajtimi mund të jetë paragjykues. Sipas ligjit secili gjyqtar duhet ta japë arsyetimin mbi bazën e fakteve. Për ne si Këshill çfarëdo gjuha ofenduese nuk është e pranueshme. Të ardhmen ka mundësi që për raste specifike të ketë trajnime. Kryetari i Gjilanit nuk e di a ka qenë trup gjykues. Kryetari është zgjedhur vitin 2017. Në bazë të rastit e shohim se ka qenë pjesë e trupit gjykues”.

“Ne si Këshill bëjmë përpjekje që gjuha fyese në raport me palë nuk tolerohet. Ligji për përgjegjësi disiplinore është e nevojshme të ndryshohet. Detyra jonë është që ligjet t’i procedojmë te Ministria e Drejtësisë. Mund të suspendoj nëse ka kërkese nga autoriteti kompetent. Këshilli me ligjin e tanishëm nuk ka mundësi me iniciuar rast nëse nuk është iniciuar nga autoriteti kompetent. Lidhur me rastin e përgjimeve kemi pasur kërkesë nga autoriteti kompetent. Ndaj gjyqtarit është marrë masa sepse është çështje e hapur në Gjykatën Supreme, por vendimi duhet të jetë i formës së prerë”.

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci nga VV tha se problemi kryesor nuk ka të bëjë vetëm me gjuhën,por ofendime me shkresa kur dihet që mbetet në dosje, raporton EO.

“Kjo krijon mosbesim te gjyqësori. Te çështja e ligjeve mendoj se kur ju jeni të vetëdijshëm që një ligj në fuqi ju krijohet barrë duhet me adresuar te institucionet përkatëse jo vetëm te Qeveria, por edhe Kuvendi”.

“A është e mundur ta keni një marrëveshje me Avokatin e Popullit. Qysh mundemi me ndërtuar institucione ku trajtojmë problematika kur preken viktimat”.

Tinka Kurti, deputete e VV-së tha se i kanë ndjekur rastet e fundit se si trajtohet një viktimë në gjykatë, duke shtuar se gjykatësit kanë nevojë për trajnime. “Kanë qenë shqetësuese rasti i Pejës dhe Gjilanit. Siç ishte rasti i shkarkimit të Florie Zatriqi. Nëse shihni që këto raste po përsëriten ndoshta gjykatësit kanë nevojë për trajnime. A keni bërë kërkesë atë tillë”.

Të ngjashme