Rastet e reja me Coronavirus sipas komunave – vetëm në Prishtinë konfirmohen 276 raste

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Brenda 24-orëve të fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa janë konfirmuar 632 raste të reja.

IKSHPK bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 632 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç)”, thuhet në njoftimin e bërë nga IKSHPK.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 75.380 raste nga 345.064 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.682 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 397 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.318.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 276 raste.

Pastaj, Gjilan 35 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 34 raste.

Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Ferizaj 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Vushtrri 24 raste.

Viti 18 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 12 raste, Klinë 11 raste.

Prizren 9 raste, Lipjan 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste.

Skenderaj 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kllokot, Malishevë dhe Shtime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme