Rasti Dehari, zyrtari i Vetëvendosjes, kërkon arrestimin e gazetarëve

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ish-drejtor në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, ka vazhduar me reagime të ashpra ndaj kundërshtarëve të partisë së tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka kërkuar arrestimin e disa gazetarëve.

Sipas tij, në mesin e atyre që duhet dhënë llogari për Astrit Deharin, janë edhe gazetarët, Vehbi Kajtazi e Baton Haxhiu.

“Astriti u vra. Vrasësit dhe urdhërdhënësit duhet të dënohen. Prokuroria duhet menjëherë, ama menjëherë, qysh sot, të shpallë urdhërarrest për Sylë Hoxhen, Nexhmi Krasniqin, Dhurata Hoxhën, Baton Haxhiun, Vehbi Kajtazin e plot të tjerë, në mënyrë që të zbulohet e vërteta. Nuk do të ndalemi kurrë deri te e vërteta për Astritin”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se sa ishte Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi kishte thënë se nëse vjen në pushtet do  ti tërheqë zvarrë gazetarët.

Deri me tani nuk ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme