Rasti i parë me Coronavirus në Lipjan, Imri Ahmeti bën thirrje që të qëndrohet në shtëpi

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 23:37 | Nga Ekonomia Online

Pas rastit të parë të paraqitur në Lipjan, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, i cili ka thënë se pavarësisht masave që kanë marr, ka qenë e pritshme që edhe ky qytetet të preket nga Coronavirus.

Sot në Kosovë u regjistruar rasti i 21-tëë me koronavirus, ku një mashkull 39-vjeçar nga Janjeva e Lipjanit ka rezultuar pozitiv.

Ky person erdhi me datë 11 mars të këtij viti nga Berlini i Gjermanisë me aeroplan dhe duket se është infektuar aty.

Pas rastit të parë në komunë të Lipjanit, ka reaguar edhe kryetari i komunës, Imri Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook.

”Sapo u informuam që në Janjevë kemi një rast pozitiv me coronavirus. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi pa panik të gjithë bashkë të menagjojmë këtë situatë. Ajo çka na duhet tani është qetësia dhe mos të bëjmë panik të pa nevojshme dhe të përcjellim masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë publike”, ka thënë Ahmeti.

Ky është postimi tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Fatkeqësisht në këtë situat të emergjencës së shëndetit publik as Lipjani nuk mbeti imun nga COVID-19, pavarësisht masave që kemi marr është pritur që edhe komuna jonë të preket nga kjo pandemi.
Sapo u informuam që në Janjevë kemi një rast pozitiv me coronavirus. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi pa panik të gjithë bashkë të menagjojmë këtë situatë.

Ajo çka na duhet tani është qetësia dhe mos të bëjmë panik të pa nevojshme dhe të përcjellim masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë publike,

Komuna e Lipjanit dhe QKMF-Lipjan.

Rastit të paraqitur i dëshiroj shërim të shpejt dhe gjithë familjarëve dhe atyre që janë shoqëruar me të, ju lutem të qëndroni në izolim në shtëpi.

Të ngjashme