Me rastin e 1 Qershorit, qindra fëmijë vizituan Kuvendin

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 17:01 | Nga

Ditës së Fëmijëve, rreth 400 fëmijë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga e gjithë Kosova, kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Fëmijët janë pritur në zyrën e tij nga kryetari Kadri Veseli dhe deputetë të tjerë të Kuvendit.

Gjatë qëndrimit në mjediset e legjislativit, ata janë njohur nga afër me punën dhe mënyrën e organizimit të institucionit më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të Kosovës.

Po ashtu, nxënësit kanë ndjekur edhe një pjesë të seancës së sotme plenare. Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli ka përshëndetur fëmijët dhe i ka uruar ata për ditën e tyre. ​

Të ngjashme