Reagojnë nga ateleja e Teuta e Lirika Matoshit: Fustani i vajzës së Albin Kurtit u huazua

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Fustani që kishte veshur vajza e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në festivalin e filmit në Kanë të Francës, mori vëmendjen gjatë mbrëmjes së djeshme, kjo sepse u tha se ai fustan kushton 490 dollarë.

Qeveria reagoi duke thënë se fustani është marr në formë huazimi dhe se do të ju rikthehet dizajnerve pasi familja e Kurtit të rikthehet në Kosovë.

Mirëpo, kreatorja e fustanit, Lirika Matoshi, kishte thënë se fustani është dhuratë nga ajo për vajzën e Kurtit.

Kurse pas këtyre diskutimeve ka reaguar edhe  menaxherja e ateliesë së dizajnerve Tetuta Lirika Matoshit, Sanije Matoshi.

Ajo ka thënë se Lirika e ka punuar fustanin si dhuratë mirëpo familja Kurti nuk e ka pranuar dhe se e ka marr vetëm si huazim.

“Sa i perket fustanit te vajzes, Lirika ia ka punuar personalisht si dhurate, por familja Kurti nuk ka pranuar, e ka marre vetem si huazim“, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Dua te sqaroj per fustanet e Teuta&Lirika Matoshi qe u prezantuan nepermjet bashkeshortes dhe vajzes se Kryeministrit Albin Kurti në Festivalin Nderkombetar të Filmit, në Cannes te Francës.

Meqenese e menaxhoj Atelene e Teuta&Lirika Matoshi dhe qe te trija u perkujdesem per veshjen e tyre, dua te ju siguroj qe ne i kemi veshur ato qe te percjellim nje mesazh dhe qe nepermjet kreacioneve tona ta prezantojne Kosoven sa me dinjitetshem ne kete event.

Fustanet jane marre ne huazim vetem per kete event, ashtu siç veprojne te gjithe artistet dhe personalitetet e tjera.

Sa i perket fustanit te vajzes, Lirika ia ka punuar personalisht si dhurate, por familja Kurti nuk ka pranuar, e ka marre vetem si huazim.

Kjo eshte nje e vertete dhe u detyrova te shkruaj edhe pse nuk dua te involvohem ne shkrime te tilla, por eshte ne pyetje Familja dhe Shteti im!

Paqe.

Të ngjashme