Reagon ambasada e Francës për rastin në Drenas: Faktet e raportuara nuk mund të tolerohen

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar lidhur me rastin e fundit në Drenas, ku një nxënëse dyshohet se është abuzuar nga profesori, e më pas edhe nga hetuesi policor.

Përmes faqes së tyre në Facebook, Amabsada franceze ka thënë se Franca i mbështet viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, duke inkurajuar drejtësinë që të veprojë sa më shpejt.

“Franca i mbështet të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Faktet e raportuara nuk mund të tolerohen. Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruhet në postimin e Ambasadës së Francës, të cilin e kanë shoqëruar me një foto nga protesta e djeshme para Stacionit të Policisë në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme