Reagon AMMK pas paralajmërimit se ariu i murrmë në Prizren do të vritet

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka reaguar pas publikimit të informacionit për vendimin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për vrasjen e Ariut të Murrmë, për të cilin banorët e rajonit të Prizrenit janë ankuar se po iu bën dëme.

AMMK, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, thekson se ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet dhe qëndrimet e komisionit profesional të MMPH-së që ishte ngritur për vlerësimin e kësaj gjendjeje.

Komision për vlerësimin e masave që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e banorëve dhe pasurisë së tyre të shkaktuara nga Ariu i Murrmë. ka përfunduar punën e vet lidhur me vlerësimin e situatës dhe dhënien e rekomandimeve për masat që duhet te ndërmerren lidhur me këtë situatë.

Komisioni ka hartuar një raport ku janë prezantuar edhe disa rekomandime dhe masa të sigurisë, thuhet në njoftimin e AMMK-së.

“Mes tjerash është rekomanduar që të shtohen masat e sigurisë, të ndërrohet habitati i ariut, të zbatohet legjislacioni në fuqi për llojet e mbrojtura shtazore si dhe të hartohet plani i veprimit për menaxhimin e situatës”.

MMPH /AMMK, paralajmëron se do të merren masat ligjore për të gjitha ata që veprojnë në kundërshtim me legjislacionin për llojet e mbrojtura shtazore përfshirë edhe ngritjen e padive.

Të ngjashme